Izraeli nuk lejon qindra palestinezë të falin namazin e xhumasë në Mesxhid al-Aksa
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 20 February 2021
Policia izraelite pengoi hyrjen qindra palestinezëve nga Bregu Perëndimor i okupuar në Mesxhid Al-Aksa me arsyetimin se ata “nuk kishin leje”.
Palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar u mblodhën që nga mëngjesi përpara barrierave të vendosura në portat e Qytetit të Vjetër.
Policia izraelite, e cila rriste tensionet, ktheu mbrapa qindra palestinezë në Bregun Perëndimor me autobusë, duke mos u lejuar të falin namazin.
Javën e kaluar, policia izraelite nuk lejoi dhjetëra palestinezë nga Bregu Perëndimor të hynin në Mesxhid al-Aksa.
Autoritetet izraelite kërkojnë nga banorët e Bregut Perëndimor të okupuar dhe Rripit të Gazës të paraqesin leje në mënyrë që të hyjnë në Kuds.
Ndërkohë, në hutben e xhumasë të lexuar në faltoren e shenjtë, u bë thirrje që myslimanët të mos e lënë Al-Aksanë vetëm.
Imam Sheikh Mohammed Serandeh, në hutben që e lexoi, theksoi se Mesxhid Al-Aksasë aktualisht po i bëhet zullum, por që ky zullum nuk do të zgjasë përgjithmonë.
Ai tha se palestinezët do të vazhdojnë t’i dalin zot Mesxhid al-Aksasë.
Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit njoftoi në një deklaratë se 10 mijë njerëz morën pjesë në namazin e xhumasë në kompleksin e shenjtë, pavarësisht nga kushtet e pafavorshme të motit dhe policisë izraelite.//AA
Të tjera
-
OBSH-ja i fton qeveritë që të mos i zbusin masat antiCOVID
Drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gheb...
-
Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
KEDS njofton konsumatorët se do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të pun...
-
Xharra i regon Gjinovcit: ‘Skendërbeu tha s’ka fol shqip, njëjtë sikur një serb midis Beogradit’
Gazetarja Arbana Xharra, i ka reaguar analistit politik, Rron Gjinovci, i cil...
-
Përplasen ashpër Latifi e Gjinovci: Bëhu më i edukuar
Profesori Blerim Latifi dhe aktivisti Rron Gjinovci janë përplasur rreth çësh...
-
Besian Mustafa përgjigjet nëse kishte biseduar ndonjëherë me Rexhep Selimin rreth vrasjes së babait të tij Xhemajl Mustafa
Ministri në detyrë, Besian Mustafa, ka folur për dosjen e babait të tij, Xhem...
-
Mbi 15 mijë doza të vaksinës Pfizeri arrijnë në Tiranë, Rama: Në prill edhe 30 mijë të tjera
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur nga Brukseli në Tiranë, ku priti edhe sasi...
-
E konfirmon anëtari i LDK-së: Kujtim Shala nuk do të jetë kandidat për kryetar të partisë
Ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha thotë se është me rëndësi që ...
-
Isa Mustafa thotë se akoma askush nuk ka kandiduar për kryetar të LDK-së
Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se asnjë kandidat nuk është paraqitur zy...
-
Numërohen 18,571 vota me kusht, Vetëvendosje merr shumicën e tyre
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i v...
-
Kosnett në takim me Lajcak: SHBA mbështet dialogun e udhëhequr nga BE
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett gjatë ditës së sotme ka zhvillu...
-
Anëtari i PDK-së i drejtohet Kurtit pas takimit me Lajkçakun: Me zor ki me hi dhandërr
Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi e ka komentuar deklaratën e liderit të VV-së A...
-
Të dhënat e fundit nga numërimi i votave me kusht, VV merr mbi 51%
Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani, nga 16,321 vota të numëruara me kusht dhe...