Lajme

Izraeli nis me vaksinën e katërt për personat mbi 60-vjeç

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 03 January 2022

Izraeli sot filloi të administrojë dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19 për njerëzit mbi moshën 60 vjeçare dhe stafin mjekësor, pasi shpreson të shmangë variantin shumë të transmetueshëm të koronavirusit, Omicron.

Kushdo nga grupet e lartcekura që morën vaksinën e tretë më shumë se katër muaj më parë, është ftuar të paraqitet. Izraeli javën e kaluar miratoi përforcuesin për një popullsi të kufizuar njerëzish me sëmundje themelore, para se më vonë të shtojë grupe shtesë.

Kryeministrii këtij vendi, Naftali Bennett, ka thënë se vaksinimi i katërt në përgjithësi do të sigurojë një “shtresë të re” mbrojtjeje. Izraeli ishte ndër vendet e para që prezantoi vaksinën kundër koronavirusit të Pfizer më shumë se një vit më parë dhe filloi të nxjerrë përforcues verën e kaluar.

-Advertisement-

Por ende pa një valë infeksionesh për variantin Delta, zyrtarët kanë paralajmëruar për një tjetër valë të nxitur nga Omicroni, i cili përhapet me shpejtësi.

Sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë atje, rreth dy të tretat e popullsisë së Izraelit prej afro 9.5 milionë banorësh kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth 4.2 milionë izraelitë kanë marrë të tre dozat.

Izraeli aktualisht ka mbi 37 mijë pacientë aktivë, përfshirë 110 të cilët janë të sëmurë rëndë.

Të paktën 8,244 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i pandemisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera