Lajme

Izraeli mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për antisemitizmin

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 15 September 2020

Dje Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, ka marrë vendim që të bëhet pjesë e vendeve kundër antisemizmit. Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Izrealit ka lëshuar komunikatë shtypi.  

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat, ka falëndëruar Kosovën, qeveria e së cilës mori vendim që të radhitet krah shteteve që e luftojnë antisemitizmin.

“Izraeli përgëzon ministren e jashtme Meliza Haradinajn, që mori hapa të rëndësishëm për vendimin që Kosova të radhitet krah shteteve që luftojnë antisemitizmin”, ka shkruar Haiat. 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka shkruar dje se “Urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës”.

-Advertisement-

“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit. Për më shumë, miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes Anti-semitike”, thuhej në postimin e saj pas mbledhjes së Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera