Izraeli kërkon qasje më të ashpër ndaj Iranit në bisedimet bërthamore
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 05 December 2021
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett më 5 dhjetor u bëri thirrje fuqive perëndimore që të kenë një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit në bisedimet për të frenuar programin bërthamor të Teheranit.
Këto komente ai i bëri teksa zyrtarët kryesorë izraelitë të mbrojtjes dhe inteligjencës janë nisur në Uashington, pas dështimit të bisedimeve për marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Izraeli ka shikuar me shqetësim teksa fuqitë perëndimore u takuan me Iranin për të biseduar për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Në rundin e ri të bisedimeve që u mbajtën këtë javë në Vjenë të Austrisë, Irani sugjeroi se gjithçka që është diskutuar në rundet paraprake, duhet të rinegociohen. Irani po ashtu nuk po ngadalëson përparimet në programin e tij bërthamor, duke vënë edhe më tej në rrezik bisedimet, që shihen si vendimtare për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Bisedimet në Vjenë kishin për qëllim rivendosjen e kufizimeve ndaj programit bërthamor të Iranit. Rundi në Vjenë, që u mbajt këtë javë, ishte rundi i parë i bisedimeve pas pesë muajsh pauzë.
Izraeli kundërshton marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke thënë se pakti nuk ofron kufizime të mjaftueshme ndaj programit bërthamor të Teheranit dhe nuk adreson përfshirjen ushtarake të Iranit në shtetet që janë në kufi me Izraelin.
“I bëj thirrje çdo shteti që negocion me Iranin në Vjenë që të ketë qasje të ashpër dhe t’ia bëjë të qartë Iranin se nuk mund të pasurojë uranium dhe të negociojë në të njëjtën kohë”, tha Bennet.
“Irani duhet të paguajë çmim për shkeljet e tij”, shtoi ai.
Izraeli nuk është pjesë e bisedimeve, por ka treguar gatishmëri që të ketë linja komunikimi me aleatët evropianë dhe amerikanë gjatë bisedimeve, që rinisën në Vjenë.
Shefi i inteligjencës së Izraelit, David Barnea është nisur për në Uashington, ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz do të qëndrojë në SHBA javën e ardhshme, për takime me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ndërkaq, ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid javën e kaluar ishte në Londër dhe Paris për të diskutuar lidhur me bisedimet bërthamore me aleatët evropianë./REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...