Lajme

Izraeli jep shifra të reja për numrin e pengjeve që mbahen

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 26 October 2023

Në një shifër të përditësuar, ushtria izraelite tani thotë se 224 persona besohet se po mbahen peng në Gaza pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit. Shifra e mëparshme e dhënë ishte 222.

Ata u kapën kur Hamasi ndërmori bastisjet e papritura ndërkufitare në fillim të këtij muaji: disa u morën nga shtëpitë e tyre, të tjerët nga një festival muzikor.

Ndërkaq, familjarët kanë kërkuar lirimin e tyre, raporton CNN. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera