Izraeli i paralajmëron 1.1 milionë njerëz të largohen nga veriu i Gazës brenda 24 orëve
Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 13 October 2023
Ushtria izraelite u ka bërë thirrje të gjithëve që jetojnë në veri të Qytetit të Gazas të zhvendosen në jug të Rripit të Gazas brenda 24 orëve të ardhshme, duke rritur druajtjet për një ofensivë tokësore, sipas Kombeve të Bashkuara (OKB).
Izraeli ka disa ditë që po e përgatit një ofensivë tokësore, pasi ka mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin me Gazën. Ndërsa, bombardimet mbi Gazën i nisi që nga e shtuna, menjëherë pasi grupi militant i Hamasit kreu një sulm befasues brenda Izraelit.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, tha se “është e pamundur që një zhvendosje e tillë të bëhet pa pasoja të tmerrshme humanitare”.
“Ky evakuim është për sigurinë tuaj”, tha Ushtria e Izraelit, duke i paralajmëruar civilët Qytetit të Gazës, të premten në mëngjes.
OKB-ja tha se e mori një udhëzim të ndarë nga Ushtria e Izraelit pak para mesnatës të enjten, sipas të cilit 1.1 milion civilët që jetojnë në veri të Gazës kanë 24 orë kohë për t’u zhvendosur në jug të vendit.
“Ky është kaos, askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha Inas Hamdan, një zyrtare e OKB-së për agjencinë e refugjatëve palestinezë në Qytetin Gaza.
Ajo tha se i gjithë stafi i OKB-së dhe Gaza veriore janë urdhëruar të zhvendosen në jug të qytetit Rafah.
Nebal Farsakh, zëdhënëse e Kryqit të Kuq palestinez në Qytetin Gaza, tha se nuk ka shanse që më shumë se një milion njerëz të zhvendosen në mënyrë të sigurt për kohë kaq të shkurtër.
“Harrojeni ushqimin, harrojeni rrymën dhe karburantin. Shqetësimi i vetëm tani është nëse ia del, nëse do të jetosh”, tha Farsakh, duke shpërthyer në lot.
“Çfarë do të ndodhë me pacientët tanë? Kemi të plagosur, kemi të moshuar dhe fëmijë të cilët janë në spital”, pyeti ajo.
Farsakh tha se shumë prej mjekëve nuk po pranojnë të largohen, apo t’i braktisin pacientët. Për më tepër, sipas saj, ata po i thërrasin kolegët e vet për t’u thënë lamtumirë. Këto udhëzime shqetësuese shihen si një paralajmërim për ofensivën e pritur tashmë tokësore, megjithëse Ushtria e Izraelit nuk e ka konfirmuar ende një vendim të tillë.
Ushtria e Izraelit tha të enjten se, derisa po përgatitej për një gjë të tillë, nuk e ka marrë ende asnjë vendim. Hamasi i mori 150 pengje dhe i dërgoi në Gaza gjatë sulmeve të fundjavës në Izrael, ku militantët e tij i vranë 1.300 njerëz. Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse, sipas zyrtarëve palestinezë.
Gaza është plotësisht e rrethuar dhe e bllokuar nga Izraeli, i cili ka thënë se rrethimi nuk do të përfundojë derisa Hamasi t’i lirojë të gjitha pengjet. Agjencitë humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po përballet me gjendje të jashtëzakonshme, pasi ushqimi dhe uji po mbarojnë dhe më shumë se 50.000 gra shtatzëna nuk kanë qasje në shërbime themelore.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...