Lajme

Izraeli bëhet gati për luftë, prezanton “shpatën laser”

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 09 January 2020

Në kulmin e tensioneve në Lindjen e Mesme, kur Irani sulmoi me raketa bazat e Shteteve të Bashkuara në Irak, Izraeli vijon të përforcojë kapacitetet mbrojtëse për të shmangur ndonjë sulm të ngjashëm.

Ditët e fundit, ushtria e shtetit hebre prezantoi një sistem të ri mbrojtjeje raketore i pagëzuar me emrin “Shpata Lazer”.

Sistemi i ri mund të godasë me një shënjestër precize dhe largësi të mëdha objektivat, pa u penguar nga retë apo stuhitë e rërës. Ai do të testohet gjatë këtij viti dhe do të mbështesë sistemin aktual “Iron Dome”.

-Advertisement-

Kreu i departamentit të kërkimit dhe zhvillimit në ushtrinë izraelite, gjeneral Yaniv Rotem, deklaroi se ky sistem i ri do ta vendosë Izraelin në mesin e vendeve kryesore në rinovimin e armatimit dhe i bën të gatshëm për epokën e re të “luftës energjetike.”/ a2cnn

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera