Auto&Tech

Izrael, “Mossad” kërkon të bëhet “hi tech”

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 29 June 2017

Agjencia izraelite e kundërzbulimit, “Mossad”, ka ngritur një fond investimi për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjive të avancuara dhe ofron grante prej mbi 2 milionë shekels, apo rreth 570 mijë dollarësh, për projekte që do të sillnin ide të reja.

Një deklaratë e qeverisë, të martën, nënvizonte se “Mossad”-i po kërkonte teknologji në disa fusha, përfshirë robotët, miniaturat dhe inkriptimet, si dhe metodat e reja automatike të marrjes së informacioneve nga dokumentet, e mënyra të reja për të kryer operacione më të suksesshme.

Shefi i shërbimit sekret izraelit, Jossi Cohen thotë se, fondi do t’i mundësojë “Mossad”-it një lidhje të fortë, të drejtpërdrejtë dhe të frytshme me trurin teknologjik që udhëheq në Izrael, për të projektuar të nesërmen.

-Advertisement-

“Ne e kemi krijuar fondin, në mënyrë që të mbështesim lirinë e veprimit të sipërmarrësve vizionarë, që punojnë për të realizuar ëndrrat e tyre. Kjo do të na mundësojë të përdorim shpikjet e tyre për të përmbushur misionin tonë”, tha Cohen.

Një video e publikuar për të shoqëruar lançimin e fondit të quajtur “Libertad” tregon një grua spiune, të ulur në një kafene, që përdor një aparaturë të teknologjisë së lartë për të identifikuar të dyshuarit. Në një deklaratë, ndërkohë, thuhet se do të jepen grante deri në 2 milionë shekels për projekt, në këmbim të të drejtave jo përjashtuese të teknologjisë.

Vetë projektuesit, sipas deklaratës, do të ruanin të drejtën ndaj produktit dhe do të mund të vazhdonin ta shisnin atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera