Lajme

Izolohet vatra e zjarrit në Tepelenë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 10 July 2017

Rreth 3 hektarë pyje janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri masiv që ka shpërthyer mbrëmë në ora 21 30 në periferi të Tepelenës, por që fatmirësisht është vënë nën kontroll nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ushtrisë.

Nga zjarri rrezikoheshin lagjja ‘15 shtatori’, spitali dhe depot e ujit, të cilët ndodheshin rreth 500 metra afër vatrës së zjarrit, por tani situata është normalizuar dhe është nën kontroll. Emergjencat Civile dërguan shërbimet e gatshme, ndërsa me flakët u përballën fillimisht zjarrfikësit e Tepelenës, me 6 automjete dhe kanë arritur t’i vënë nën kontroll.

Vatra e zjarrit u përhap në një kodër në hyrje të qytetit. Por fatmirësisht me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe të ushtrisë, flakët janë mbajtur nënë kontroll. Deri më tani janë djegur rreth 3 hektarë me pyje nga vatra massive e zjarrit.

-Advertisement-

Shkaqet e zjarrit ende mbeten të paqarta, por nga Tirana ka mbërritur dhe një helikopter i cili do të bëjë të mundur neutralizimin e plotë të flakëve nga ajri. Në terren janë akoma shërbimet e Emergjencave Civile, 20 forca ushtarake si dhe zjarrfikëset nga Gjirokastra, të cilat erdhën për asistencë në kushtet kur në Tepelenë ka vetëm një mjet zjarrfikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera