Lajme

Izolohet një ministër tjetër britanik, ka simptoma të koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 28 March 2020

Një ministër tjetër i kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe është izoluar për shkak të simptomave të koronavirusit. Më parë, kryeministri Boris Johnson dhe ministri i shëndetësisë, Matt Hancock, i janë nënshtruar masës së njëjtë pasi rezultuan pozitivë në teste.

Ministri për Skocinë, Alister Jack, ka filluar të shfaqë simptoma të lehta të koronavirusit në 24 orët e kaluara dhe është izoluar, njoftoi vetë ai.

Ky ministër tha se nuk e ka bërë testin për koronavirus dhe se ka shfaqur simptoma të lehta të temperaturës dhe kollitjes, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

“Në 24 orët e kaluara, kam treguar simptoma të lehta që lidhen me koronavirusin. Në vijë me këshillat mjekësore, do të izolohem dhe do të punoj nga shtëpia”, tha ai.

Merret vesh se ky ministër ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin Johnson të mërkurën. Ai kishte shkuar edhe në kuvend.

Dje, kryeministri Johnson njoftoi se është diagnostikuar me koronavirus dhe do të futet në izolim. Disa orë më vonë, të njëjtën gjë e konfirmoi edhe ministri i shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera