Lajme

Izolohen një ekip mjekësor në Istog

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 04 April 2020

Një ekip i mjekvë në Komunën e Istogut janë izoluar.

Kjo pasi që këta mjekë kishin kontakt më një të dyshuar me Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur drejtori në Drejtoratin për Shëndetësisë, në Komunën e Istogu, Mujë Osmani.

-Advertisement-

“Sonte në orët e natës ekipi ynë mjekësor e dërgoi një person nga stacioni i policisë së istogut në Klinikën infektive si të dyshuar per covid-19!Personi është nga Podujeva dhe nuk ka pasur kontakt me qytetarë nga Istogu!
Ne morëm masat e nevojshme në mënyrë që mos të lëmë dilema!Si preventivë ndonëse mjeku ishte komplet i maskuar dhe me veshje adekuate vendosëm që ekipi të izolohet,emergjenca të mbyllet deri në dezinfektim!
Puna me pacientë po kryhet në objektin poshtë pra në Mjekësinë familjare!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë deri me tani në Kosovë janë të infektuar me koronavirus 135 persona, ndërsa dy kanë vdekur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera