Lajme

Izetbegoviq: “E vetmja lidhje mes Kosovës dhe Republika Sërpska është dhuna që kreu Millosheviqi”

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 10 November 2021

Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq ka thënë se personalisht nuk ka asgjë kundër nismës “Ballkani i Hapur” por që do të donte të dëgjonte paraprakisht pse dështoi gjithçka që ishte rënë dakord më parë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të specifikuara në samitin e Sofjes.

Duke tërhequr një paralele midis Kosovës dhe Republika Sërpska, Izetbegoviq thotë se e vetmja lidhje është “pothuajse e njëjta dhunë që kreu Millosheviqi” në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për Tanjug Tv.

-Advertisement-

Ai gjithashtu theksoi se “serbët në Bosnjë nuk janë trajtuar njësoj si shqiptarët në Kosovë, ndaj të cilëve, sipas tij, Serbia është sjellë “si Stalini ndaj çeçenëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera