Lajme

Ivica Daçiq: Po të kisha para, do ta detyroja Kosovën ta tërhiqte shpalljen e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 26 February 2019

Ivica Daçiq i ka quajtur të pabaza deklaratat se me mbështetje nga paratë ruse është duke i paguar shtetet që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Ai thotë se po të kishte para, do të lobonte aq fort kundër Kosovës sa do të tërhiqej shpallja e PavarësisëMinistri i jashtëm serb, Ivica Daçiq i ka quajtur të pabaza deklaratat se me mbështetje nga paratë ruse është duke i paguar shtetet që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës.“Nëse do të kisha para, Kosova do ta tërhiqte vendimin për pavarësi”, deklaroi Daçiq për “Kurir”.

“Atyre u pengon që unë jam i vetmi ministër i jashtëm i Serbisë gjatë mandidatit të cilit më shumë shtete kanë tërhequr njohjen se që i kanë njohur si shtet”, shtoi ai. Daçiq madje akuzoi palën kosovare për blerje të njohjeve.“Kur ato shtete e kishin njohur Kosovën, nuk ishte problem, aso kohe nuk kishte korrupsion dhe nuk kërcënohej dialogu? Nuk po u shkojnë gjërat siç kanë menduar, çfarë t’u bëjë”, theksoi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera