Lajme

Ivanoviq voton me dokument të UNMIK-ut në Mitrovicën e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 11 June 2017

Politikani serb nga Mitrovica Veriore, Oliver Ivanoviq ka votuar në zgjedhjet nacionale me letërnjoftim të lëshuar nga UNMIK-u.

AI për Klan Kosovën ka thënë se shpreson se pas këtyre zgjedhjeve të ketë situatë më të qetë politike pas konflikteve që kanë pasur serbët atje.

Ai njëherit ka thënë se nuk është i kënaqur me komposimin e subjeketeve e listave serbe që garojnë në këto zgjedhje.

-Advertisement-

Ivanoviq i cili është në proces gjyqësor për krime në Mitrovicë ka folur edhe për këtë rast.

Ai ka bërë të ditur poashtu se kjo çështje është kthyer në rigjykim.

“Nuk kam lidhje me krimin me të cilin po ngarkohem, krejt jetën kam bërë të kundërtën, do të jem i lirë”, tha ai, njofton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera