Lajme

Ivanov – Vuçiq: Çështjet e hapura të zgjidhen me dialog

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 24 June 2017

Të gjitha çështjet ndërmjet dy vendeve rreth të cilave ekzistojnë mendime të ndryshme duhet të zgjidhen bashkërisht përmes dialogut.

Të mos lejojmë që ato çështje të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, sepse, megjithatë, ne jemi fqinjë dhe çka do që të ndodhë mbetemi të jetojmë në këtë hapësirë dhe duhet si fqinjë të mirë të krijojmë praktika të mira për gjeneratat e ardhshme, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Presidenti Ivanov deklaroi se me kolegun e tij serb patën takim konstruktiv dhe ishin të pajtimit se çështjet e hapura nuk duhet të politizohen.

-Advertisement-

 Në pyetjen nëse dy presidentët biseduan për promovimin e idesë për treg të përbashkët rajonal, Ivanov tha se kjo do të jetë në kompetenca të dy Qeverive.

Dialogu politik ndërmjet dy vendeve pritet të vazhdojë me vizitëp të ardhshme të presidentit serb Vuçiq në Republikën e Maqedonisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera