Lajme

Ivanov: Nuk e jap mandatin pa largimin e pengesës juridike dhe politike

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 26 April 2017

Përderisa nuk largohen pengesat ligjore dhe politike nuk mund ta jap mandatin për përbërjen e qeverisë, thotë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin shtetëror hungarez MTVA.

Sipas Ivanov, ekzistojnë probleme juridike dhe politik për përcaktimin e mandatit për përbërjen e qeverisë. Problemi politik, gjegjësisht platforma e Tiranës, sipas Ivanov, është më esencial.

“Shumica është siguruar me shantazh – të pranohet platforma e partive shqiptare të Maqedonisë e cila është sjellë në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë.

-Advertisement-

Kjo në pajtim me Kushtetutën tonë dhe në pajtim me ligjet tona është sjellje e Maqedonisë në situatë vartëse dhe në varësi të një shteti tjetër. Kjo është edhe vepër ndëshkuese, por edhe është në kundërshtim me betimin tim të dhënë kur e kam marrë funksionin president, sepse unë jo vetëm që në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të ndershme duhet ta kryejë funksionin e presidentit, ta mbroj Kushtetutën dhe ligjet, unë jam përgjegjës për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë”, thotë presidenti Ivanov për MTVA hungareze.

Sipas tij, nëse ia jep mandatin dikujt që e ka pranuar platformën e një shteti të huaj do të sillet në pikëpyetje pavarësia e shtet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera