Lajme

Ivanov: Ligji për gjuhën shqipe cenon karakterin unitar të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 26 December 2017

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov gjatë fjalimit të fundvitit në Kuvend ka thënë se Ligji për gjuhën shqipe po cenon karakterin unitar të shtetit.

Ivanov edhe kësaj radhe përmendi “platformën e Tiranës” për të cilën tha se u shndërrua në një krizë kushtetuese.

Kreu i këtij shteti gjatë fjalimit shprehu shqetësimet e tij edhe rreth gjendjes me ndotjen e ajrit.

-Advertisement-

Ai pati kritika edhe për mediat, sipas të cilit derisa kanë raportuar për zhvillimet e 27 prillit, kanë shkruar lajme të rrejshme, kinse Ivanov ka dashur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera