Rozë

Ivanka Trump merr gjithë vëmendjen e pushuesve në plazh (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 30 May 2022

Vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Ivanka, është fotografuar së fundmi teksa shijonte rrezet e diellit me familjen e saj.

40-vjeçarja është parë duke u argëtuar me bashkëshortin, Jared Kushner dhe djemtë e tyre, Joseph 8 vjeç e Theodore 6 vjeç, në plazh në Miami.

Ivanka, e cila ka shërbyer si këshilltare në Shtëpinë e Bardhë nën administrimin e babait të saj, dhe 41-vjeçari, i cili ka qenë ish-këshilltar i presidentit Trump, u shfaqën në super formë.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, vajza 11-vjeçare e çiftit, Arabella, nuk iu bashkua familjes për daljen e së dielës.

Nëna e tre fëmijëve kishte veshur një veshje plazhi me dantella të bardhë që i binte pak mbi gjunjë, teksa ecte zbathur. Ajo e kompletoi look-un e saj duke vendosur syze dielli të zeza dhe një kapele elegante prej kashte për t’i hijezuar flokët e saj bionde.

Ndërsa Jared kishte veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një kapele të zezë bejsbolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera