Lajme

Iute Credit e dërgon Kosovën në arbitrazh

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 26 October 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se institucioni financiar Iute Credit e ka dërguar shtetin e  Kosovën në arbitrazh.

Selimi ka thënë se do të ndërmerren të gjithë hapat ligjor në lidhje me këtë cështje, shkruan Gazeta inFokus.

“Bashkë me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, z.Sami Istrefi pritëm në takim Guvernatorin Bankës Qendrore të Kosovës z.Fehmi Mehmeti, i cili shprehi shqetësimin e tij, rreth dërgimit të lëndës në arbitrazh nga IuteCredit për shtetin e Kosovës.Për këtë çështje Guvernatorin Mehmeti e sigurova që Qeveria e Kosovës, respektivisht ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje. Ministria, në këtë rast Avokati i Shtetit kërkon që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Tribunalit të mos na ndëshkojnë. Askush nuk mund të përfitojë duke dëmtuar qytetarët, por as duke shkelur ligjin që është në fuqi”, ka njoftuar Selimi.

-Advertisement-

Iute Credit është institucion financiar, të cilit Banka Qendrore e Kosovës ia mori tërhoqi licencën pasi shfrytëzuan mirë gjendjen e rëndë socio-ekonomike në Kosovë, për të fituar në kurriz të qytetarëve.

Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore, licenca u është tërhequr të dyjave, për shkak që nuk kanë zbatuar rregullat, në bazë të të cilave u ishte lejuar ushtrimi i veprimtarisë.

“Gjatë këtyre viteve të operimit në tregun tonë, këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin”, ka thënë guvernatori Fehmi Mehmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera