Lajme

Iu gjetën në veturë afro 33 mijë euro që nuk u dihet prejardhja, shoqërohet në polici mërgimtari

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 27 January 2023

Policia e Kosovës ka ndaluar në Bresje, në Fushë Kosovë, një veturë të një mërgimtari me targa gjermane, shkruan Gazeta Infokus.

Në veturë janë gjetur 32 mijë e 900 euro e që sipas policisë nuk dihet prejardhja e këtyre parave.

Rastin policia e ka cilësuar si shmangie nga tatimi derisa shuma e parave është konfiskuar dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900)€. Prejardhja e parave nuk dihet. Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Barazo faturën në Meridian Express dhe dhuro për fëmijët SOS Fshatrave

Të tjera