Lajme

Iu gjetën mbi 10 kg drogë në shtëpi, Antidroga në kërkim të personit nga Sallagrazhda

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 25 October 2021

Organet e rendit të shtunën kanë bastisur një shtëpi në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës, ku i kanë gjetur mbi 10 kg substancë të llojit marihuanë.

Personi i dyshuar mbetet ende në arrati.

“Njësitet policore kanë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar (i cili gjendet në arrati), ku kanë gjetur dhe konfiskuar tre thasë me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, me peshe 10 kg e 400 gram, një peshore elektrike, tre rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancave narkotike dhe një aparat elektronit që shërben për vakumimin e qeseve plastike“. thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Lidhur me këtë Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës janë në kërkim të K.B., i dyshuar për këtë rast./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera