Iu gjetën 60 mijë euro kesh, Mujka paguhej 14 mijë euro më shumë sesa Kurti
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 14 July 2023
60 mijë euro kesh janë gjetur në pronën e njërit nga dy të dyshuarit për korrupsion, Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, të arrestuar sot në një operacion të mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se policia ka realizuar sot bastisje në pronat e Faruk Mujës, Kryeshef i “Ibër-Lepencit” dhe Hysen Muzliukajt, këshilltar i ministrit Faton Peci.
Ata dyshohen për korrupsion në kohën kur ishin pjesë e qeverisjes së Agim Bahtirit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës.
Një raportim i Kallxo.com më 2023 tregon se nuk është rastësi gjetja e 60 mijë eurove kesh gjatë bastisjes së pronave të Mujkës dhe ish-drejtorit të Kadastrit në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili në fund të vitit të kaluar u zgjodh kryeshef i Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”, i merr dy rroga të plota: atë të kryeshefit ekzekutiv dhe të asamblistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut.
Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër-Korrupsion, me dy rrogat, Mujka i bie se paguhet rreth 14 mijë euro më shumë se kryeministri i vendit, dhe shefi i tij në parti, Albin Kurti.
Rroga vjetore për Faruk Mujkën, duke përfshirë edhe shtesat, për një vit arrin shumën e 31 mijë e 348 eurove. Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi në Agjencionin për Parandalimin e Korrupsionit del se i merr 16 mijë e 647 euro rrogë vjetore.
Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq.
Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.
Tetorin e 2021-s, Mujka kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të degës së VV-së në Mitrovicë, por ka mbajtur funksionin e asamblistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe anëtarit të Vetëvendosjes deri në dhjetor të vitit të kaluar kur u zgjodh kryeshef i Ibër-Lepencit.
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...