Iu d*gj lokali, nënkryetarja e Zveçanit sfidon grupet kr*minale në veri: Nuk më frikësojnë as Lista Serbe e as “Brigada e veriut”
Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 08 March 2024
Nën dyshimet se Lista Serbe apo organizata terroriste “Brigada e veriut” janë përgjegjësit për djegien lokalit të saj, nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ka ritheksuar se nuk mund ta frikësojë askush dhe se do të bëjë një ndërtesë edhe më të madhe, sesa lokali që iu dogj.
Ajo ka thënë se grupet kriminale në veri të Kosovës nuk e kanë më sundimin që kishin dhe se punësimi i serbëve në institucionet e Kosovës po iu pengon atyre.
“Nuk mund të akuzoj askënd personalisht, por sipas meje nuk është askush, pos Listës Serbe ose ‘Brigadës së veriut’. Sepse ata janë qartazi kundër punësimit të neve serbëve në institucionet e Kosovës”.
“… Nuk frikësohem. Është evidente që e kanë pas sundimin në këtë pjesë të Kosovës në këto vite dhe tash i ka dalë nga dora kjo situatë dhe këto janë qëllime që ta pengojnë punën tonë”, ka thënë Tomaniq në një intervistë për TV Dukagjinin.
“Disa serbëve nuk po u konvenon që serbët të punësohen në institucionet e Kosovës. Sa më përket mua unë atyre nuk iu frikësohem, tash do të bëj një ndërtesë edhe më të madhe dhe do të sjell këtu njerëz nga jugu, që ta dinë këtë”, ka shtuar ajo.
Tomaniq ka treguar se si ka ndodhur djegia e lokalit të saj.
“Kam dal te lokali për të parë çfarë ka ndodhur. E potencoj që xhami nuk kanë qenë i thyer, ka qenë vetëm një pjesë nga ku kanë hedhur mjetin shpërthyes brenda. Zjarri ka qenë në mes të lokalit. Pra nuk ka mundësi të ndodhë për ndonjë arsye tjetër, energjisë elektrike apo diçka tjetër. Pasi mjeti shpërthyes është futur nga jashtë dhe një pjesë e vogël e xhamit ka qenë e thyer”, ka theksuar nënkryetarja e Zveçanit. /Dukagjini/
Të tjera
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...