Sport

Iu bashkua Romës, por çuditë me vendimin e tij (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 19 September 2017

Futbollisti, Maxime Gonalons nuk është penduar se është bashkuar me Romën, por pranon se dëshiron të kthehet në Lyon një ditë, transmeton ORAinfo

Gonalons të gjithë karrierën e tij  e kaloi te OL përpara se të bëjë këtë lëvizje në Itali këtë verë dhe dëshiron t’i japë fund karrierës së tij në Auvergne-Rhône-Alpes.

“Nuk ndjej  keqardhje,” tha Gonalons, duke diskutuar largimin e tij në Canal Football Plus.

-Advertisement-

“Unë dhashë gjithçka për këtë klub, edhe sikur të kisha ëndrra dhe dëshira të tjera që unë doja të arrija. Doja të isha Francesco Totti ose Daniele De Rossi i OL.

Dëshira ime ishte të mbaroja karrierën time me klubin, dhe largimi më bëri diçka. Njerëzit më njohin dhe e dinë dashurinë që kam për OL, Lyon është gjithçka për mua.

A do të kthehesha një ditë? Po, është diçka që unë dua. Klubi nuk e mbylli derën, e diskutuam atë … ”

Gonalons  ende nuk e ka bërë debutimin e tij për Giallorossët, duke qenë në bankën rezervë në fitoren 3-0 kundër Veronas  të shtunën në mbrëmje./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera