Rajoni dhe Bota

Italia vazhdon trendin e raportimit të vdekjeve nga Covid-19 në numra njëshifror

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 12 July 2020

Italia ka raportuar nëntë viktima me koronavirus përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të dielën.

Numri i vdekjeve në përgjithësi, të shkaktuara nga virusi Covid-19, ka prekur shifrën 34,954 në Gadishull, sipas burimit të njëjtë, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, në vend janë paraqitur edhe 234 raste të reja me virusin korona, duke çuar bilancin e përgjithshëm të të infektuarve në 243,061.

-Advertisement-

Prej gjithsej 776 pacientëve të hospitalizuar të prekur me virus, 68 prej tyre janë duke marrë shërbime shëndetësore në repartet intenzive, sipas Corriere.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera