Lajme

Italia shpreh gatishmërinë që të vazhdojë të punojë me institucionet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 15 October 2021

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim, takoi sot ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini.

Fillimisht, zëvendësministri Syla i uroi mirëseardhjen në Republikën e Kosovës dhe e falënderoi për kontributin e dhënë në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Më pas, zëvendësministri Syla dhe ministri italian i Mbrojtjes, Guerini, biseduan lidhur me thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes Republikës së Kosovës dhe Italisë, transmeton Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në anën tjetër, ministri Guerini shprehu gatishmërinë e Italisë të vazhdojë të punojë afër me institucionet e Kosovës, e cila do të shtohet në realizimin e vizitave të ndërsjella. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera