Lajme

Italia shënon rritjen më të lartë të rasteve me COVID-19 brenda ditës

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 18 October 2020

Numri i rasteve aktive në Itali është afër 117 mijë ku numri i rasteve të reja shënoi rritje që nga 12 tetori.

Me 10,925 raste të reja me koronavirus, Italia raportoi të shtunën numrin më të lartë ditor që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë atje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Anadolu.

Ministria deklaroi se numri total i personave që janë prekur nga COVID-19 që nga 21 shkurti është 402,536 veta.

-Advertisement-

Numri i rasteve aktive ishte 116.935, tha ministria, duke shtuar se numri i pacientëve nën kujdes intensiv arriti në 705.

Një total 47 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e të vdekurve në të gjithë vendin në 36,474.

Rreth 249,127 njerëz janë shëruar deri më tani, me 1,255 shtesë gjatë ditës së kaluar.

Rritja e numrit të rasteve të koronavirusit në Itali që prej 12 tetorit ka bërë që qeveria të diskutojë masat e reja në vend.

Nën presionin e guvernatorëve rajonalë, qeveria e kryesuar nga Kryeministri Giuseppe Conte po mendon për masa të reja për të provuar të përmbajë valën e dytë të infektimit.

Kufizimet e reja mund të përfshijnë një shtetrrethim në mbrëmje vonë, si ato të paraqitura nga vendet e tjera evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera