Italia planifikon t’i japë fund bllokimit nga koronavirusi
Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 05 April 2020
Roma zyrtare regjistroi 525 vdekje të tjera, duke arritur në total 15,887 – më e larta nga çdo vend në botë – megjithatë, kjo shënoi rritjen e saj më të ulët ditore që nga 427 raste të regjistruara më 19 mars.
Numri i personave në kujdesin intensiv (3,977), ra me 17 që nga e premtja, dhe numri i rasteve të reja u rrit në 128.948 nga 124.632, një rritje më e ulët se një ditë më parë.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza sot foli mbi planet për testime më të gjera, si pjesë e një pakete masash të destinuara për të lehtësuar bllokimin e Italisë, të vendosur që nga 9 marsi.
Qeveria po lufton gjithashtu me shkatërrimet ekonomike të shkaktuara nga ndalja e papritur e biznesit në të gjithë vendin.
Speranza ka përshkruar pesë parime rreth të cilave Roma planifikon të menaxhojë të ashtuquajturën ‘fazën e dytë’ të urgjencës, kur kufizimet e bllokimit do të fillo jnë të ngrihen, por para një kthimi të plotë në kushte normale.
Ai tha se distanca sociale do të duhet të mbetet, me përdorimin më të gjerë të pajisjeve mbrojtëse individuale, siç janë maskat për fytyrë, ndërsa sistemet lokale shëndetësore do të forcohen, për të lejuar një trajtim më të shpejtë dhe më efikas të rasteve të dyshuara të COVID-19.
Testimi dhe ‘gjurmimi i kontaktit’ do të zgjeroheshin, duke përfshirë përdorimin e aplikacioneve për telefona të zgjuar dhe forma të tjera të teknologjisë digjitale, ndërsa do të ngrihet një rrjet spitalesh i përkushtuar vetëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
“Derisa të shpërndahet një vaksinë, ne nuk mund të përjashtojmë një valë të re të virusit,” tha Speranza për La Repubblica.
“Ka muaj të vështira përpara. Detyra jonë është të krijojmë kushte për të jetuar me virusin”, shtoi ai.
Bllokimi kombëtar, duke kufizuar lëvizjet e njerëzve dhe ngrirjen e të gjithë veprimtarive ekonomike jo thelbësore, do të zgjasë zyrtarisht deri në të paktën 13 prill, por pritet që të zgjerohet.
Të tjera
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...