Lajme

Italia pezullon regjimin Shengen dhe rimerr kontrollin e kufijve

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 12 May 2017

Prej mesnatës së datës 10 maj e deri në mesnatën e 30 majit, Italia ka vendosur të pezullojë Traktatin Shengen e të rivendosë kontrollin e policisë në kufijtë e brendshëm, tokësor, detar e ajror.

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme të dekretuar më 06/04/2017 e për të garantuar sigurinë në zhvillimin e rregullt të punimeve të Samitit të vendeve G7 që do të zhvillohet më 11-13 maj në qytetin e Barit e në Taormina më 26-27 maj, Italia ka vendosur që për 20 ditë të pezullojë zyrtarisht Traktati Shengen.

Kjo masë limituese është ndërmarrë për të garantuar sigurinë kombëtare e ndërkombëtare gjatë qëndrimit të liderëve më të rëndësishëm të tokës në Itali për samitin e G7.

-Advertisement-

Enti Kombëtar i Aviacionit Civil Italian ka informuar të gjithë aeorportet italiane e shoqëritë ajrore për rivendosjen e kontrollit të policisë së kufirit, duke ftuar udhëtarët të mbërrijnë në aeroporte para orarit të parashikuar e me dokumentat e domosdoshme për të kaluar kufirin kombëtar.

Përgjatë këtyre ditëve mund të verifikohen rradha e vonesa në aeroporte. Kontrolle të tilla janë parashikuar dhe në stacionet hekurudhore, në portet e në pikat tokësore të kufirit italian.

Një masë e tillë sigurie në kuadër të Samitit të G7 është adoptuar dhe nga Bashkimi Europian duke ndaluar për këtë periudhë kohore, qarkullimin e lirë të njerëzve në hapësirën Shengen e përbërë aktualisht nga 26 vende europiane, 22 prej të cilëve anëtare të BE.

Samiti i G7 do të nis më 11-13 maj në Bari me mbledhjen e ministrave të Financës e governatorëve të Bankave Qëndrore të 7 vendeve; Italisë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Mbretërisë së Madhe, SHBA e Kanadasë, e do të vazhdoj më 26-27 maj në Taormina me pjesëmarrjen e liderëve të 7 vendeve anëtare.Infoelbasani.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera