Lajme

Italia përdorë metodat kineze kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 28 March 2020

Në Itali ku numri i viktimave ka shkuar mbi 9 mijë ka filluar të aplikohet një mënyrë e re për të diagnostifikuar sa më shpejt pacientët të cilët janë të prekur nga koronavirusi.

Radiologët italianë po e përdorin këtë formë të detektimit të virusit, pasi e njëjta u tregua e suksesshme në Wuhan te Kinës.

Punën e gjithë stafit mjekësor e të shërbyesve të tjerë, që janë të angazhuar në Italinë e ku numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në 9,134 e ka përshëndetur edhe presidenti i këtij shteti, Sergio Mattarella.

-Advertisement-

Në adresimin e tij ndaj popullit ky tha se po jetojnë në një kohë që zor se do të harrohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera