Lajme

Italia ndalon festimet jashtë shtëpisë për Vitin e Ri, masa të reja kufizuese pas tri ditësh

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 30 November 2020

Italianët s’do të mund të dalin jashtë për ta festuar Vitin e Ri. Ministri italian për Çështje Rajonale, Francesco Boccia ka thëë se qytetarët sivjet duhet të festojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa përjashtoi mundësinë që të ketë lehtësime nga rregullat e shtetrrethimit.

“Nëse vendosim që banorët nuk mund të qëndrojnë jashtë përtej një ore të caktuar, ne kthehemi në shtëpi, pavarësisht se çfarë na duhet të bëjmë”, tha ministri për televizionin publik italian, RAI, transmeton Gazeta Express.

“A do të ketë festime të Vitit të Ri? Ne do të festojmë në shtëpi”, shtoi ai.

Qeveria e Italisë së kryeministrit Giuseppe Conte po përballet me një vendim të vështirë këtë javë në lidhje me masën në të cilën kufizimet për parandalimin e COVID-19 mund të lehtësohen përpara sezonit të festës së Krishtlindjes.

Italia pritet të lëshojë masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit deri të enjten, kur skadojnë masat aktuale.

Të tjera