Italia mund të organizojë ndeshjen në kafaz Musk-Zuckerberg
Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 11 August 2023
Një luftë e planifikuar në kafaz midis liderëve të teknologjisë Elon Musk dhe Mark Zuckerberg tani mund të zhvillohet në Itali dhe të ketë një temë të Romës së lashtë.
Në kthesën e fundit të historisë, ministri i kulturës i Italisë të premten tha se ai kishte folur me Muskun për organizimin e përballjes si një ngjarje bamirësie.
Drejtorët ekzekutivë miliarderë të Teslas dhe Metas (ish-Facebook) kanë nxitur njëri-tjetrin në luftë që nga qershori.
Nëse vazhdon, pritet që miliona të dhurohen për spitalet e fëmijëve.
Duke detajuar vizionin e tij në platformën e mediave sociale X (i njohur më parë si Twitter), Musk tha se kishte folur si me kryeministrin e Italisë ashtu edhe me ministrin e kulturës.
“Ata kanë rënë dakord për një vend epik”, ka shkruar ai. “Gjithçka në kornizën e kamerës do të jetë Roma e lashtë, kështu që asgjë moderne”.
Megjithatë, kryeqyteti Roma dhe Koloseu i tij ikonik – ku luftimet legjendare të Gladiatorëve mbaheshin në kohët e lashta – janë përjashtuar.
Ministri i Kulturës i Italisë, Gennaro Sangiuliano, tha në një deklaratë se ngjarja e “bamirësisë së madhe” do të rezononte me rëndësinë historike të vendit duke ruajtur gjithashtu trashëgiminë e tij kulturore.
“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe miqësore me Elon Muskun, kemi biseduar për pasionin tonë të përbashkët për historinë e lashtë romake”, tha Sangiuliano në një deklaratë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
“Ne po mendojmë se si të organizojmë një ngjarje të madhe bamirësie dhe evokimi historik, duke respektuar dhe mbrojtur plotësisht mjedisin… Nuk do të zhvillohet në Romë”.
Sangiuliano shtoi gjithashtu se një “shumë e konsiderueshme, shumë miliona euro” pritet t’u dhurohet dy spitaleve italiane të fëmijëve si rezultat i organizimit të ndeshjes në kafaz.
Elon Musk, 52 vjeç dhe Mark Zuckerberg, 39 vjeç janë dy nga miliarderët e teknologjisë të profilit më të lartë në botë.
Ideja e çuditshme për të luftuar njëri-tjetrin filloi në qershor, kur Musk shkroi në Twitter se ishte “për një luftë në kafaz” me Zuckerbergun.
CEO i Meta-s, i cili tashmë ka stërvitje të arteve marciale të përziera (MMA) dhe së fundmi ka fituar turnetë jiu-jitsu, thjesht u përgjigj me “dërgo vendndodhjen”.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...