Lajme

Italia merr kryesimin e OSBE-së

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 01 January 2018

Italia më 11 janar do të marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të asaj organizate më 11 janar në Vjenë ministri i Jashtëm italian Angelo Alfano do të paraqesë një program pune dhe prioritete për presidencën e vendeve anëtare dhe atyre partnere, transmeton KosovaPress.

Ai do të takohet gjithashtu me krerët e institucioneve dhe misionet e OSBE që takohen një herë në vit në Vjenë.

-Advertisement-

Italia merr përsipër presidencën nga Austria, e cila kryesoi OSBE-në në vitin 2016

OSBE u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, si një forum për dialog mes Lindjes dhe Perëndimit.

Ajo sot vepron në tri fusha: ushtarako-politike, ekonomike-ekologjike dhe njerëzore. Ajo ka selinë në Vjenë dhe mbledh 57 shtete anëtare nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, të cilat së bashku përbëjnë pjesën më të madhe të hemisferës veriore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera