Italia, garë mes 4 kandidatëve për pankinën
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 21 November 2017
Futbolli italian është në momentin më delikat të tij. Brenda 90 ditëve, në Federatë pritet të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të këtij institucioni, ndërkohë që afati i caktimit të trajnerit të ri të përfaqësueses italiane është pikërisht muaji qershor i viti të ardhshëm.
Me Allegrin, Spallettin e Capellon, që e përjashtuan veten nga kjo garë, kandidaturat e besueshme që mbeten janë ato të Ancelottit, Contes, Mancinit dhe Ranierit.
Ancelotti është emri më i përmendur, kjo për faktin se ai është i vetmi që nuk ka një skuadër, edhe pse Bayern Munchen do të vazhdojë ta paguajë deri në qershor. Ancelotti, që para disa ditësh e refuzoi propozimin e Tavecchios, pretendon një projekt serioz dhe dëshiron të ketë dorë të lirë për gjithçka. Të zgjedhë ai vet stafin me të cilin do të punojë, si dhe të ketë një pagë më të lartë.
Për sa i përket Contes, ky i fundit ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2019 dhe ajo palë që ndërpret përpara kohe bashkëpunimin do të jetë e detyruar të paguajë një shumë të majme në formën e dëmshpërblimit.
Claudio Ranieri nuk do ta refuzonte një propozim të mundshëm për të drejtuar Italinë, përkundrazi do të pranonte menjëherë, pasi sipas tij do të ishte diçka e merituar. Kandidatura e fundit është ajo e Mancinit, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën e tij për t’u ulur në pankinën e “të kaltërve” dhe është gati të lërë pa shumë keqardhje stolin e Zenitit.
Të tjera
-
Osmani udhëton në Kolumbi për disa takime dhe inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi. ...
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...