Lajme

Italia e thërret në takim urgjent ambasadorin e Austrisë në Romë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 04 July 2017

Ministria e Jashtme e Italisë e ka thirrur sot në takim urgjent ambasadorin e Austrisë në Romë, pasi Vjena njoftoi më herët se më shumë mundësi do të vendosë pika kontrolli për të mos i lënë emigrantët ta kalojnë kufirin mes dy vendeve.

Ambasadori Rene Pollitzer është thirrur në takim në zyrat e kësaj ministrie në Romë, pas deklaratës së qeverisë së Austrisë për vendosjen e trupave në pikë kalimin Brenner, njofton ministria italiane, transmeton Express.

Austria njoftoi sot është e gatshme që të vendosë trupa dhe automjete ushtarake në Brenner Pass – një pikë kalimin me Italinë – nëse ardhja e emigrantëve në Itali vazhdon të rritet.

-Advertisement-

Vitin e kaluar Italia e paralajmëroi Austrinë se një gjë e tillë do t’i shkelte rregullat e BE-së për lëvizje të lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera