Italia e sheh Kosovën si vend me potencial të madh
Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 09 October 2021
Kryeministri, Albin Kurti zhvilloi takimin e parë dhe mikpritës me ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i shoqëruar nga zëvendës-shefi i Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero. Ai i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja.
Kurti u shpreh i bindur se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm me ambasadorët e Italisë në Kosovë dhe Republikën e Italisë vetëm sa do të avancojë. Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme, që ajo i ka ofruar Kosovës dhe popullit të saj.
Ai tha se qeveria që udhëheqë ka për synim parësor drejtësinë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, andaj Kosova është e gatshme dhe mirëpret investimet e huaja që nxisin zhvillimin ekonomik dhe ngritin mirëqenien e qytetarëve.
Kryeministri po ashtu nënvizoi edhe kontributin e çmuar të komandantëve italian të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në vend.
Ambasadori De Riu, i cili në të kaluarën kishte vizituar Kosovës në dy raste, në vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës dhe në vitin 2009 pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tha se ndjehet i lumtur që është në Kosovë me këtë përgjegjësi të re.
Ai e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe shprehu vullnetin e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin e mirë në mes dy vendeve.
Duke parë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë ndër vite, ai tha se Kosova është vend me potencial të madh, sepse është pikë qendrore nëpërmjet të cilës kalon çdo rrugë që lidh Ballkanin./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
































