Lajme

Italia ashpërson masat kundër koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 19 October 2020

Italia do t’i ashpërsojë masat kundër koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të reja.

Në një adresim televiziv, të dielën mbrëma, kryeministri Giuseppe Conte tha se masat janë të nevojshme “për të shmangur izolimin e plotë”.

Conte tha se kryebashkiakët do të kenë kompetenca për të mbyllur hapësirat publike pas orës 21:00, ndërsa orari i restoranteve do të kufizohet, ashtu si edhe numri i njerëzve që mund të grumbullohen në publik.

-Advertisement-

Konferencat lokale dhe festivalet do të pezullohen gjithashtu.

“Qeveria është këtu, por të gjithë duhet ta bëjnë pjesën e tyre”, tha Conte.

“Masat më efektive mbeten masat paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena e duarve”, shtoi ai.

Italia regjistroi të dielën 11,705 raste të reja me koronavirus, duke thyer rekordin e një dite më parë prej 10,925 rastesh.

Ialia ka qenë vendi më i goditur në Evropë në fillim të pandemisë, në muajin mars.

Ajo ka regjistruar në total mbi 414,000 raste me koronavirus.

Numri i viktimave në Itali është 36,500 – më i larti në Evropë, pas Mbretërisë së Bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera