Itali, prokuroria kërkon gjashtë vite burg për Matteo Salvinin
Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 14 September 2024
Prokuroria italiane i kërkoi gjykatës të shtunën dënimin e udhëheqësit të partisë së djathtë Lega Nord, Matteo Salvini, me gjashtë vite burgim, për urdhërin e dhënë në vitin 2019 për të ndaluar zbarkimin e mbi 100 emigrantëve në brigjet e Italisë.
Në atë kohë ish-ministër i brendshëm dhe tashmë në detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të transporteve në qeverinë e Kryeministres Giorgia Meloni, ai është akuzuar për pengmarrje dhe është në pritje të dënimit për vendimin e tij që i la emigrantët në det të hapur.
Prokurorët patën urdhëruan sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e personave që gjendeshin në bord.
Të shtunën, prokuroria kërkoi masën e burgimit për zotin Salvini, gjatë një seance të mbajtur në Palermo. Vendimi do të merret nga një gjykatës i lartë, pasi ka kaluar tashmë një proces gjyqësor prej tre fazash.
Një vendim përfundimtar mund t’ia ndalojë zotit Salvini edhe mbajtjen e funksioneve publike.
“Do ta bëja sërish të gjithën nga e para: mbrojtja e kufijve nga emigrantët e paligjshëm nuk është vepër penale”, shkruajti zoti Salvini në rrjetin X të shtunën.
Gjatë 14 muajve të mbajtjes së postit të ministrit të brendshëm, zoti Salvini ndali ankorimin e disa anijeve në portet italiane, në përpjekje për të ndalur fluksin e emigrantëve. Ai i pati akuzuar rregullisht organizatat e ndihmave për emigrantët se në thelb inkurajojnë trafikimin e njerëzve.
Partia e zotit Salvini është pjesë e qeverisë së zonjës Meloni të qendrës së djathtës.
“Është e pabesueshme që një ministër i Republikës Italiane të rrezikojë gjashtë vjet burg pse bëri detyrën e tij për mbrojtjen e kufijve të vendit, siç kërkohet nga mandati i dhënë nga qytetarët”, tha zonja Meloni në një postim në rrjetin X.
“Ta shndërrosh në vepër penale detyrën për të mbrojtur kufijtë e Italisë nga emigracioni i paligjshëm, është një precedent shumë serioz. Solidaritetin tim të plotë”, shtoi ajo.
Zonja Meloni, e cila erdhi në pushtet në vitin 2022, është zotuar se do të zmbrapsë prurjet e paautorizuara nga Afrika e Veriut me ligje më të ashpra për emigracionin, me kufizimet për organizatat e ndihmave dhe të shpëtimit në det, si dhe planet për të ndërtuar kampe pritjeje për emigrantët në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, ajo ka hapur derën për qindra mijëra emigrantë që të punojnë legalisht në Itali, në përpjekje për të plotësuar boshllëqet e punësimit në vend dhe për të ndalur kontrabandimin e emigrantëve.
Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se numri i emigrantëve të parregullt që kanë mbërritur në Itali përmes detit deri më tani gjatë vitit 2024 është rreth dy të tretat më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – 44,675 persona. /VOA
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...