Lajme

Itali, plazhi fashist nxit debate në Parlament

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 12 July 2017

Kur një gazetë kombëtare zbuloi se një plazh pranë Venecias po dekorohej nën tematikën e epokës fashiste të Benito Mussolinit, policia mësyu menjëherë ambientet.

Në një prej tabelave të vendosura në plazhin e Chioggas, në jug të Venecias, lexohej “Zonë dhe regjim antidemokratik”, ndërsa në një tjetër bëhej shaka për holokaustin nazist. “Ndalohet hyrja, dhomë gazi”, thuhej atje.

Prefekti i Venecias urdhëroi heqjen e çdo reference ndaj fashizmit. Përpos sloganeve fashiste, nostalgjikët e asaj kohe mund të dëgjonin edhe mesazhe të përcjella me altoparlantë nga administratori i plazhit, 64-vjeçari Gianni Scarpa.

-Advertisement-

Përpara se plazhi të bastisej, ai tha për gazetën italiane “La Repubblica” se ishte i kënaqur me klientelën e tij të jashtëzakonshme dhe se i urrente njerëzit e pistë dhe demokracinë.

Por tani çështja ka shkuar në Parlament, ku po diskutohet për ashpërsimin e ligjeve që promovojnë fashizmin. Sipas propozimeve të bëra nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, propaganda që vlerëson Mussolinin ose regjimet naziste do të konsiderohet një krim i ndëshkueshëm deri në 2 vite burg.

Populistët e “Lëvizjës 5 yjet” e dënuan projektiligjin, duke e quajtur një vrasës të lirisë, ndërsa partitë e djathta, përfshirë “Lega Nord”, thanë se ai kriminalizonte opinionet dhe se nuk kishte kuptim. Por ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Matteo Renzi pretendon se është fashizmi, ai që ka vrarë lirinë, e jo ligji që kriminalizon propagandën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera