Lajme

Itali, meshë në shqip për jetët e humbura nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 01 December 2019

Mbrëmjen e se dielës në kishën e shqiptarëve në Trastevere “San Giovanni della Malva” në Romë, u mbajt mesha në shqip me lutje për jetët e humbura dhe të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo kishë në prag të festës së Krishtlindjes do të organizojë një koncert për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti.

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitri iu drejtua komunitetit shqiptar me falënderime për iniciativat e panumërta të ndërmarra në ndihmë të bashkatdhetarëve në nevoje, si dhe cilësoi se Shqipëria dhe shqiptarët në atdhe sot kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera