Lajme

Itali, masat antiCovid / Shpërthejnë protesta të dhunshme!

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 27 October 2020

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të Italisë kundër kufizimeve të reja që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në disa qytete të mëdha, përfshirë Torinon, Milanon e Napolin pati raporte për incidente. Në Torino, drejt policisë u lëshuan mjetë shpërthuese. Gaz lotsjellës u përdor për të shpërndarë protestuesit në Milano që bërtisnin me të madhe “Liri” e episode dhune pati gjithashtu në Napoli. Indinjata popullore shpërtheu fill pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, për të mbyllur restorantet, baret, palestrat dhe kinemat. Shumë rajone vendosen orën policore gjatë natës, përfshirë Lombardinë, ku gjendet Milano e Piemontin, ku është Torino. Protesta pati edhe në Romë, Gjenovë, Palermo dhe Trieste.

Edhe pse karantina e përpara disa muajve u prit me qetësi nga popullata, italianët duket nuk janë të gatshëm të durojnë më. Shumë biznese të vogla, që me vështirësi po e marrin veten nga mbyllja e para, thonë se një izolim tani do t’i falimentonte. Në fillimin e vitit, Italia u kthye në njërin prej vendeve më të goditura nga pandemia dhe autoritetet atje duken të vendosura të mos e lejojnë përsëritjen e asaj situate.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera