Lajme

Itali, humb kontrollin e mjetit, vdes në një aksident fatal 29-vjeçari shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 16 August 2017

Një aksident fatal në rrugën Palombarese mbrëmjen e 15 gushtit i ka marrë jetën një tjeter shqiptari.

Ai quhet Ergys Merhori, 29 vjeç, i cili rreth orës 3 të mëngjesit ka humbur kontrollin e një makine “Dacia Lodgy” që po drejtonte në kryqëzimin me rrugën e Shën Lucia, në komunën e Mentana, Romë.

Si pasojë, makina është përmbysur pasi u përplas me murin anësor të rrugës.

-Advertisement-

I riu vdiq menjëherë ne vendin e ngjarjes.

Në vend, përveç ambulancës, shkoi edhe policia e Mentana, të cilët janë duke punuar për të rindërtuar dinamiken e aksidentit.

Tani për tani nuk dihet arsyeja pse djali ka humbur papritur kontrollin e makinës së tij.

Trupi i viktimës u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit La Sapienza të Romës, ku do te kryhet edhe autopsia.

Djali jetonte në Saint Lucia te Mentana, jo shumë larg nga vendi i aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera