Itali: Goditen kokat e mafias
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 04 July 2017
Karabinierët e reparteve speciale në Itali kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit një operacion kundër mafias kalabreze, duke arrestuar 116 persona, mes të cilëve krerë të rëndësishëm të organizatës.
Operacioni është ekzekutuar pas një hetimi të nisur nga Drejtoria Rajonale e Antimafias që ka prekur zonën “jonike” të Kalabrisë, që konsiderohet dhe zemra pulsuese e të gjithë Ndrangetës, njëkohësisht pikë referimi për celulat e saj që veprojnë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Personat e arrestuar konsiderohen përgjegjës për një sërë akuzash, mes të cilave pjesëmarrje në organizatë mafioze, zhvatje pasurish, armëmbajtje pa leje, krime ekonomike dhe të tjera, të gjitha të kryera me anë të forcës dhe dhunës.
Por ajo që ra në sy nga ky hetim ishte fakti se Ndrangeta ishte e pajisur me gjykata të mirëfillta për të gjykuar anëtarët e dyshuar për shkelje të rregullave dhe për të qetësuar konfliktet e brendshme mes familjeve.
Gjithashtu, hetimi ka konfirmuar funksionimin e organizatës kriminale si një strukturë unitare dhe e fshehtë, e artikuluar në nivele të ndryshme hierarkike dhe e pajisur me organizma, me përfaqësues të 23 familjeve mafioze që dominojnë në pjesën joniane të territorit.
Gjatë hetimit janë identifikuar gjithashtu lidhje të klaneve me politikën për sigurimin e tenderave për shpenzimet publike.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...