Lajme

Itali-Francë/ Pol i ri politik Francë-Itali në BE?

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 13 June 2022

Gjermania dhe Franca deri më tani konsideroheshin si motori i BE. A po krijohet një kundërpeshë në BE me duetin e ri harmonik Macron-Draghi dhe si e shikon këtë Gjermania?

Në javët e fundit presidenti francez dhe kryeministri italian kanë demonstruar unitet të madh në çështjet politike europiane, duke u përpjekur të jetësojnë marrëveshjen “Qurinals” të nënshkruar mes Italisë dhe Francës në nëntor 2021 në Romë. Kjo marrëveshje krahasohet shpesh me “Marrëveshjen e Elysee” ose me atë të Aachenit, që i kanë bërë kaq të afërta marrëdhëniet gjermano-franceze. Gjermania dhe Franca gjithmonë së bashku janë konsideruar si motor i BE, edhe kur nuk vinin në jetë ndonjë projekt të jashtëzakonshëm.

Kryeministri italian, Mario Draghi, që qeveris me një qeveri teknokratike të një koalicioni gjithëpartiak kërkon ta kthejë Italinë në qendër të skenës europiane. Marrëdhëniet me vendin fqinj, Francën që në vitet e fundit pësuan disa krisje, duhet të përmirësohen dhe të forcohen. Disa media në Itali e Francë madje i japin madje epitetin “Dracron” duetit Macron dhe Draghi. Një kujtesë e fjalëformimit “Merkozy” në kohën kur shihej mjaft i fortë dueti politik Merkel dhe Nicolas Sarkozy.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera