Lajme

Itali, dy shqiptar në pranga, u kapët me 1 milion euro drogë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 11 June 2017

Dy shtetas shqiptar kanë përfunduar në pranga pasi ju gjetën katër kilogramë kokainë e pastër me vlerë prej 1 milionë eurove.

Sipas mediave italiane, dy shtetasit shqiptar të arrestuar janë, Ilir Limushaj, 2 vjeç dhe Denald Bida, 20 vjeç.

Të dy shqiptarët janë arrestuar në banesën ku jetonin në rrugën “Baveno” në Torino. Hetimet për ta sipas mediave nisën rastësisht, pasi fillimisht u shoqëruan në komisariat për të verifikuar lejet e tyre të qëndrimit.

-Advertisement-

Gjatë kohës që ndodheshin në komisariat, dy shqiptarët u vizituan nga një 22-vjeçare rumune, të cilës i dhanë edhe çelësat e shtëpisë, ku u gjet sasi prej 4 kilogramësh e drogës.

Pas ndjekjes së 22-vjeçares, policia ushtroi kontroll në banesën e dy shqiptarëve duke sekuestruat 4 kilogram drogë si dhe 18 mijë euro të fshehur në raftet e kuzhinës dhe kavanoza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera