Lajme

Itali/ Alarmante: 45 persona të prekur nga koronavirusi që nga mëngjesi

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 22 February 2020

Të prekurit nga koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje të frikshme gjatë kësaj të shtune.

Siç raportojnë me mediat italiane deri më tani numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 45, ku 36 raste janë në Lombardi ndërsa 9 të tjerë janë regjistruar në Veneto.

Deri më tani në shtetin fqinj janë shënuar dy viktima një në Veneto ndërsa viktima tjetër vdiq këtë mëngjes në Lobardi.

-Advertisement-

Ndërkohë Italia ka marrë masa të rrepta për sa u përket kontrolleve në të gjitha pikat kufitare dhe doganore për të parandaluar përhapjen në masë të këtij virusi.

Numri i viktimave të shënuar në të gjithë botën përllogaritet në 2360, ndërsa të infektuar janë 77.662 të tjerë.

Ndërkohë Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, shkroi në Twitter se në 80% të rasteve infeksioni me Coronavirus është i butë, në 20% kritik; ndërsa në 2% të rasteve të raportuara, “virusi është fatal”./TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera