Shëndetësi

Itali, 8 në 10 punonjës vuajnë nga “sëmundjet e zyrës”

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 24 January 2018

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar disa statistika alarmuese sa i takon shëndetit publik.

Të dhënat tregojnë se gjatë tre viteve të fundit, në Itali, 8 në 10 punonjës vuajnë nga “sëmundje” që lidhen me mjedisin e punës dhe mënyrën se si sot punohet, transmeton TgCom.

Kështu 8 në 10 punonjës vuajnë nga “sëmundjet e zyrës”, dhimbje shpine 61% e punonjësve, dhimbje koke 55% e punonjësve, probleme me tensionin 49% e punonjësve, probleme me shikimin 49% e punonjësve dhimbje qafe 47% e punonjësve, dhimbje kyçi apo krahu 31% e punonjësve.

-Advertisement-

Studimi tregon se 97 për qind e këtyre punonjësve qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë, ndërkohë që 87 për qind e tyre kryqëzojnë këmbët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera