Lajme

Isufi e quan normale kërkesën e Thaçit për Kushtetuesen, por “ratifikimi i marrëveshjeve i takon Kuvendit”

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 21 September 2018

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo në pushtet, tha për Radion Evropa e Lirë, se kërkesa e presidentit drejtuar Gjykatës Kushtetuese është normale dhe siç tha ai, askush nuk mund të përzihet në punët e asaj gjykate.

Ai thekson se respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi është detyrë e çdo institucioni.

“Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës janë të sanksionuara të gjitha obligimet dhe të drejtat të cilat normalisht që duhet respektuar. Prandaj marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvendin e Republikën e Kosovës dhe derisa të ekzistojë kjo Kushtetutë ato janë obliguese”, tha Isufi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera