Lajme

Istogu vërshohet nga shiu, shkaktohen dëme të mëdha materiale (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 16 October 2020

Komuna e Istogut që nga mbrëmja e së enjtes është duke u përballur me reshje të mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar vërshime e dëme materiale, shkruan Gazeta Infokus.

Qytetarët kanë dërguar fotografi dhe video në Gazetën Infokus, me ç’rast kanë thënë se përveç reshjeve ka shpërthyer edhe disa gypa uji.

Por drejtori i Shërbimeve Publike në Istog, Enver Rugova ka thënë se vërshimet janë pasojë e reshjeve të shiut.

“Nuk ka shpërthyer gyp, por ka ndodhur ajo që ne e quajmë prumja e lugut të Ballobanit. Prej orës 10 të mbrëmjes të ditës së djeshme e deri më tani ende vazhdon të bjerë ujë, me ç’rast ka pru shumë zallë, gurë dhe gjëra të tilla e ka shkaktuar dëme të vogla, por jemi në sanim e sipër”, ka thënë Rugova për Gazetën Infokus. /Gazeta Infokus/

 Kaltrina Jashari

Të tjera