Istogu tregon vlerën e dëmeve nga vërshimet, shifra milionëshe

Autori: Gazeta inFokus
17:25 | 25 January 2023
Shkaku i reshjeve të fundit, edhe Istogu ishte ndër komunat që u përball me vërshime e dëme të mëdha.
Dëmi nga përmbytjet në këtë komunë, është vlerësuar në mbi 3 milionë euro. Kështu ka konfirmuar Ardon Arifaj, zyrtar për informim i Komunës së Istogut.
“Bazuar në Raportin e 8 komisioneve të formuara nga Kryetari i Komunës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, del se vlera e dëmeve të shkaktuara është mbi tre milion euro (3,000,000.000)”, thotë ai për Indeksonline.
Zonat të cilat janë përfshirë nga vërshimet janë: Qyteti i Istogut, Istogu i poshtëm, Shushicë e epërme, Shushicë e Ulët, Syrigana, Dubrava, Kërrnina e epërme dhe e ulët, Osojani, Rakoshi, Prigoda etj.
Siç konfirmon Arifaj, Komuna e Istogut është në kontakt të vazhdueshëm me Institucionet shtetërore dhe Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Ai thotë se e kanë dorëzuar raportin paraprak për dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe presin që sa më parë të bëhet kompensimi dhe riparimi i dëmeve.

Të tjera
-
Dodik: Vuçiq më njoftoi se INTERPOL-i s’ka pranuar të lëshojë fletarrestime ndaj meje dhe Stevandiqit
Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thë...
-
Kremlini thotë se këshilltari kyç i Putinit mund ta vizitojë Uashingtonin këtë javë
Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të ma...
-
Abazi për mesazhet: Vetëvendosja është duke i qitë, tentim ta fragmentojë LDK
Anëtari i AAK-së, Haki Abazi po thotë se mesazhet e ndjeshme të Lidhjes Demok...
-
Posta e Kosovës rikthen në funksion të plotë zyrën postare Zveçan-2
Posta e Kosovës njofton qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plo...
-
Raporti vjetor i SPAK: Ndërhyrje nga krimi, politika dhe media, cenuan pavarësinë
Presioni nga krimi i organizuar, media dhe politika cilësohet nga SPAK si pro...
-
Shenoll Muharremi: A është vërtet autonom ky rregullator?
Pas letrës që Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka dërguar ZRrE-së në...
-
BE-ja dënon fuqishëm sulmin e Postës në Zveçan: Të shmanget çdo veprim i njëanshëm
Bashkimi Evropian ka reaguar pas sulmit të fundit ndaj Postës së Kosovës në k...
-
Zgjedhjet e 11 majit, mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote
Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka publikuar listën përfundimta...
-
Musk së shpejti do të largohet nga administrata Trump
Presidenti amerikan,Donald Trump thuhet se i ka thënë rrethit të ngushtë se E...
-
Baraliu: Votimi nga disa deputetët opozitar, e vetmja mundësi për formimin e qeverisë së re
Profesori universitar, Mazllum Baraliu vlerëson se e vetmja mundësi për formi...
-
AAK mban mbledhjen e kryesisë, ia bën ”bllok” VV-së
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku...
-
Produktet ushqimore me rritje çmimesh në vitin 2025
Në një klimë globale gjithnjë e më të paqëndrueshme ekonomikisht dhe ambienta...